×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Në tre muajt e parë të 2024-ës, Shqipëria u vizitua nga 1.7 milionë turistë

    Reporteri
    06 Prill 2024 | 19:43

    Shifrat e vizitorëve të huaj në Shqipëri përgjatë tre muajve të parë të vitit 2024 kanë tejkaluar atë të 1.7 milion turistëve, duke vendosur një rekord në shifrat e industrisë së mikpritjes.

    Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, sipas së cilit 734 mijë vizitorë të huaj shijuan Shqipërinë gjatë muajit Mars.

    Rama thotë se Shqipëria tashmë ka detyrimin që këtyre shifrave t’u përgjigjet me të njëjtin standard në mikpritje.

    Për të arritur këtë, ai thekson se duhen bashkuar të gjitha forcat për të siguruar shërbime publike e private të nivelit më të mirë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!