×
  • Lajme
  • Shqipëria / Përmbushja e detyrimeve

    Pas 29 vjetësh, Shqipëria del nga monitorimi i KiE-së për të drejtat e njeriut

    Reporteri
    18 Prill 2024 | 7:53

    Pas 29 vjetësh, Shqipëria ka dalë nga lista e vendeve në monitorim nga Këshilli i Evropës. Vendimi u mor mbrëmjen e së mërkurës nga Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës me 52 vota pro.

    Pavarësisht se Shqipëria është anëtarësuar në Këshillin e Evropës në vitin 1995, vit pas viti ka qenë nën monitorim në përmbushjen e detyrimeve dhe angazhimeve, në respekt të rregullave të aderimit.

    Ambasadori i Shqipërisë në KiE, Dastid Koreshi, për abcnews tha se këshilli ka vlerësuar reformën në drejtësi dhe daljen nga Moneyval.

    I pyetur se si mund të ndikojë ky vendim në procesin e integrimit, ambasadori u shpreh:

    “Janë të lidhura së bashku, KiE ka një rëndësi më të madhe për Ballkanin Perëndimor se BE. Rreth 70 për qind të gjetjeve të KiE pasqyrohen në raportin e Komisionit Evropian dhe do të thotë se duhet të jemi të angazhuar. Indirekt çdo vlerësim i KiE-së reflektohet edhe në rrugëtimin në BE”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!