×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tiranë: Vihet në pranga 41-vjeçari që kanosi me kallashnikov familjarët e tij

    Reporteri
    21 Mars 2023 | 10:51

    Policia e në Tiranë kanë arritur me kohë që të parandalojnë një ngjarje kriminale në familje, ku një 41-vjeçar ka kanosur me armë zjarri, familjarët e tij.

    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit për një shtetas që kishte kanosur me armë zjarri, familjarët e tij, në lagjen “Misto Mame”, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Afternoon”. Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: J. Xh., 41 vjeç, banues në Kombinat”, thuhet në njoftimin e policisë.

    J.Xh., po dyshohet se mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur familjarët e tij, me armë zjarri (kallashnikov), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

    Materialet i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!