×
  • Lajme
  • Shqipëria

    U kap me para të padeklaruara, 31 vjeçari nga Kosova ndalohet nga policia shqiptare

    Reporteri
    01 Tetor 2022 | 17:41

    Një 31-vjeçar nga Kosova është hetuar në gjendje të lirë, pasi nuk deklaroi 14,000 paund dhe 2,600 euro në kufirin e Morinës.

    I riu me iniciale B. G., i cili lëvizte me automjetin tip “Porsche”, në vijën e dytë të kontrollit në Republikën e Shqipërisë iu bë kontrolli i detajuar.

    Më pas policia gjeti paratë e padeklaruara në makinën e 31-vjeçarit, lindur në Kosovë dhe banues në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat tashmë janë sekuestruar.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”. /tch

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!