×
  • Lajme
  • Lajme

    “Siguria është detyrë e shtetit”, aksion pas raportimeve për ngacmime seksuale ndaj regjistrueseve të ASK-së

    Reporteri
    07 Maj 2024 | 15:39

    “Fourth Wave”, organizata joqeveritare e cila përmes platformave teknologjike ta denoncoj dhunën ndaj grupeve të margjinalizuara ka mbajtur sot një aksion pasi siç thonë ata kanë marrë raportime se ka pasur ngacmime seksuale ndaj regjistrueseve gra gjatë procesit të regjistrimit të popullësisë nëpër familje të ndryshme, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Ky aksion simbolik i tyre erdhi pas konferencës së ASK-së ku u tha se nuk kanë marrë zyrtarisht ndonjë raportim të tillë.

    Në njoftim thuhet se janë ftuar në takim me kryeshefin ekzekutiv Avni Kastrati, kuthonë se kanë ndarë shqetësimet dhe kanë diskutuar strategjitë për të parandaluar incidente të tilla, deri në përfundim të procesit të regjistrimit të popullësisë.

    Postimi i plotë:

    “Kam shkuar për regjistrim, jam përballë me intimidim”

    SIGURIA ËSHTË DETYRË E SHTETIT.

    Derisa Agjencia e Statistikave të Kosovës po e kryen punën e saj në procesin e Regjistrimit të Popullësisë, kemi marrë raportime që janë alarmante për sigurinë dhe integritetin e regjistrueseve gra, të cilat janë përballur me ngacmime seksuale e intimidime kur kanë shkuar të intervistojnë burrat në shtëpitë kosovare.

    Gjatë konferencës për Media, ne pyetëm kryeshefin ekzekutiv se a kanë raportuar regjistruesit për ngacmime seksuale dhe se nëse po, a janë ndërrmarë masa lidhur me këto raste. Përgjigja e kryeshefit ishte se nuk ka pasur raportime të tilla, por që kanë sugjeruar që të marrin me vete ndonjë nga burrat e familjes. Një gjë e tillë është e papranueshme për ne. Ne kundërshtojmë që një institucion i shtetit të Kosovës, sigurinë e grave të ua lëj burrave të familjes, duke promovuar narrativën patriarkale se burrat janë mbrojtësit e grave. Siguria është detyrë e shtetit dhe ju takon ASK që të përdor mekanizma mbrojtës dhe të iu jap hapësirën e sigurtë regjistrueseve për të raportuar ngacmime të tilla.

    Andaj sot, pas konferencës për media të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, realizuam një aksion simbolik, ku avokuam për rëndësinë që ka mbrojtja e sigurisë dhe integritetit të grave, e barabartë me vet regjistrimin e popullësisë dhe kërkuam nga ta veprime konkrete dhe llogaridhënie lidhur me rastet e raportuara.

    Pas aksionit, u ftuam në takim me kryeshefin ekzekutiv Avni Kastrati, ku ndamë shqetësimet tona dhe diskutuam strategjitë për të parandaluar incidente të tilla, deri në përfundim të procesit të regjistrimit të popullësisë.

    Shteti ka për detyrë të krijoj hapësirë të sigurt për të gjithë regjistruesit, në vecanti gratë, në mënyrë që ato të mund të kryejnë detyrat e tyre pa frikë nga ngacmimet dhe intimidimet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!