×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot dhe nesër mot me diell, këto janë temperaturat

    Reporteri
    31 Mars 2021 | 7:16

    Prishtina Weather ka publikuar parashikimin e motit për dy ditët në vijim.


    Moti sot, poashtu edhe nesër do të jetë me diell dhe temperaturat maksimale do të shkojnë deri 19C, shkruan Reporteri.net.

    Njoftimi:

    31.03.2021 – Kryesisht me diell. Temperaturat në vise të ulëta 4C deri 17C, e në vise malore 2C deri 8C. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 5-11m/s. Indeksi UV: 5. Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera mesatare dhe të pranueshme, e orëve të mbrëmjes mund të kaloj edhe në të dobëta.

    1.04.2021 – Më ngrohtë, kryesisht me diell. Pasdite do të ketë zhvillime të vransirave lokale. Temperaturat në vise të ulëta 4C deri 19C, e në vise malore 2C deri 13C. Era do të fryjë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-5m/s. Indeksi UV: 5. Indeksi i cilësisë së ajrit do të luhatet përreth vlerave mesatare, e në mbrëmje kalon edhe në të dobëta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!