×
  • Lajme
  • Lajme / Moti

    Sot edhe më ngrohtë, temperaturat deri në 28 gradë

    Reporteri
    10 Prill 2024 | 7:48

    Shumë më ngrohtë parashihet të mbajë moti ditën e mërkurë dhe kryesisht me diell.

    Temperaturat minimale zbresin në 6C e 8C, derisa gjatë ditës maksmialet shkojnë edhe deri në 27C e 28C. Do të fryjë erë e lehtë jugperëndimore 2-4m/s, e më vonë në mbrëmje ndryshon drejtimin në verlindjem njofton Prishtina Weather.

    Mot stabil parashihet deri në fundjavë. Më shumë vranësira mund të zhvillohen ditën e premtë dhe shtunë në pjesë të vendit, që përreth viseve malore mund të shoqërohen me ndonjë rigë të shkurtër shiu.

    Temperaturat pësojnë një rënie të lehtë në 23C e 25C.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!