×
  • Lajme
  • Lajme / Maksimalja 19 gradë

    Sot mot me diell, mund të ketë edhe erëra të fuqishme

    Reporteri
    28 Mars 2024 | 7:13

    Gjatë ditës së enjtë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe erë, që frynë mjaft e fuqishme nga jugperëndimi 7-16m/s, me hove edhe mbi 20m/s në pjesë të Dukagjinit e Drenicës.

    Temperaturat maksimale shkojnë deri në 17C e 19C, njofton Prishtina Weather.

    Nga dita e premtë e përgjatë kësaj fundjave po parashihet mot pothuajse veror.

    Kryesisht me diell dhe mjaft i ngrohtë. Herë herë kalojnë vransira, por kryesisht shtresore të larta. Maksimalja shkonë deri në 23C e 24C në fundjavë, e ditën e hënë edhe deri në 25C, apo edhe 26C lokalisht.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!