×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot tërhiqet shorti për zgjedhjet në veri

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 8:03

    Më 19 maj qytetarët e komunave me shumicë serbe do të vendosin për udhëheqësit e tyre.


    Pas certifikimit të tri partive, dy prej të cilave shqiptare dhe një serbe, Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), sot do të bëjë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike dhe kandidatëve.

    Tërheqja do të mbahet me fillim nga ora 11 në zyret e KQZ-së.

    Kujtojmë se në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviq dhe Zubin Potok, kandidojnë Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe.

    Këto zgjedhje kanë ardhur pas dorëheqjes së katër kryetarëve nga Lista Serbe, tre prej të cilëve kanë rikandiduar prapë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!