×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot varroset 48 vjeçarja që u qëllua për vdekje para shtëpisë së saj nga përleshjet mes dy grupeve në Prishtinë

    Reporteri
    28 Mars 2024 | 8:20

    48 vjeçarja që u vra aksidentalisht të martën pas një konflikti mes dy grupeve në Kolovicë të Prishtinës, do të varroset sot.

    Varrimi i saj do të bëhet në varrezat e lagjes “Arbëria”, kanë konfirmuar familjarët e së ndjerës.

    Kjo u konfirmua edhe nga familjarët e të ndjerës.

    Si ndodhi rasti

    48 vjeçare u plagos rëndë nga të shtënat me armë zjarri në rrugën “Jeronim De Rada” në Prishtinë, në orët e mbrëmjes të së mërkurës.

    Siç ka bërë të ditur policia, 48 vjeçarja u qëllua nga arma e zjarrit derisa ndodhej në automjet pranë shtëpisë së saj dhe nuk ishte pjesë e palëve të përfshira në rast, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “E ndjera është qëlluar nga arma e zjarrit derisa ndodhej në automjet pranë shtëpisë së saj ,nuk ishte e pjesë e palëve të përfshira në rast”, u tha nga Policia e Kosovës.

    Përleshja mes dy grupeve në Prishtinë, 48 vjeçarja që vdiq ndodhej në veturë pranë shtëpisë së saj kur u qëllua me armë zjarri

    Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim dy të dyshuarit për rastin ku mbeti i vrarë edhe një 30 vjeçar.

    Të dyshuarit janë Ahmet ( Ali) Berisha dhe Naim (Ali) Berisha./Reporteri.net/

    Policia publikon fotot e të dyshuarve për vrasjen në Prishtinë, kërkon ndihmë për kapjen e tyre

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!