×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Policia publikon fotot e të dyshuarve për vrasjen në Prishtinë, kërkon ndihmë për kapjen e tyre

    Reporteri
    27 Mars 2024 | 18:42

    Policia e Kosovës me autorizim të prokurorisë kompetente ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në ofrimin e informative që do të ndihmonin në arrestimin e dy personave të dyshuar për veprën vrasje e rëndë që ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, përcjell Reporteri.net. 

    Sipas policisë, të dyshuarit janë Ahmet ( Ali) Berisha dhe Naim (Ali) Berisha.

    SAMSUNG DIGITAL CAMERA

    “Ndonëse janë ndërmarrë një sërë veprimesh nga ana e policisë, kërkimi i vazhdueshëm, bastisja e disa lokacioneve etj. personat e dyshuar vazhdojnë të ndodhen në arrati, andaj për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personave të dyshuar na kontaktoni direkt në:

    E-mail: info@kosovopolice.com

    Facebook: https://www.facebook.com/KosovoPolice/

    Android #app: Lajmero Policine

    Tel: 192”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Si pasojë e gjuajtjeve me armë në Prishtinë kanë humbur jetën dy persona.

    Përleshja mes dy grupeve në Prishtinë, 48 vjeçarja që vdiq ndodhej në veturë pranë shtëpisë së saj kur u qëllua me armë zjarri

    Ndërkaq, ka vdekur në QKUK gruaja e cila u plagos mbrëmë gjatë konfrontimit të dy grupeve në rrugën “Jeronim de Rada” në Prishtinë, ku një person mbeti i vdekur.

    Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, shefi i intensivës në QKUK, Shaqir Uka.

    “Fatkeqisht nuk ka arritur t’i përballojë plagët që ka marrë nga lëndimi dhe ka ndërruar jetë sot në ora 10:45”, tha Uka për Reporteri.net.

    Vdes gruaja që u plagos mbrëmë nga gjuajtjet me armë në Prishtinë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!