×
  • Lajme
  • Lajme

    Specialja i tregon “dhëmbët” edhe Komandant Hoxhës

    Reporteri
    13 Nëntor 2019 | 20:22

    Gjykata Speciale ka vazhduar të ftojë ish-luftëtarë të UÇK-së për intervistim në Hagë, e kësaj here në radhë ishte komandanti Samidin Xhezairi nga Prizreni.


    I njohuri me njofkën “Komandant Hoxha” u ftua dje nga Specialja, dhe do të paraqitet me 4 dhjetor në Hagë, shkruan Reporteri.net.

    Lidhur me ftesën për Komandant Hoxhën kanë reaguar të afërm të tij, të cilët i kanë dalë në përkrahje.

    “Dëshmoj se ke qenë komandant i UÇk-së i merituar, siç e ke dëshmuar gjithëmonë. Luan i Shqiptarisë”, ka shkruar Fatlum Krasniqi.

    “Komandant i cili duhet të marrim shembull nga ty, #MeTyKomandantHoxha… S’ka gjykatë që mund t’i humb meritat e tua”, ka thënë Mon Berisha.

    Sidoqoftë, sot u raportua nga mediat se “gjahu” i Speciales do të vazhdojë akoma, dhe aktakuzat e para pritet të ngriten muajin e ardhshëm./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!