×
  • Lajme
  • Lajme / Sukses historik

    Studentët e Juridikut hyjnë në top 3-shen më të mirë në botë në garë me 400 universitete

    Reporteri
    28 Mars 2024 | 18:52

    Një grup i studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë shënuar një sukses historik. 

    Në garë me gati 400 Universitete, ekipi i fakultetit juridik të Universitetit të Prishtinës, arriti në top 3-shen më të mirë në botë.

    Këtij suksesi i është gëzuar presidentja Vjosa Osmani, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Këto vajza e djem nga Kosova kanë lënë prapa Universitete si Harvardi, Yale, Stanford, Columbia, Oxford, Cambridge, Princeton, Duke, LSE, e qindra universitete të tjera në garën më prestigjoze të drejtësisë, Willem C Vis. Ata poashtu fituan çmim të veçantë për Memorandumin për palën e paditur. Kjo ekipë këtu në foto dëshmon se vetëm me punë e përkushtim arrihet gjithçka. Krenare sa më ska!”, ka shkruar Osmani.

    Ajo ka përgëzuar studentët dhe trajnerët e tyre.

    “Bravo studentëve Ariana Rexha, Dea Fetiu, Morea Pula, Melisë Sejdiu, Nol Musa, Rea Hadri, si dhe Trajnerët: Prof. Donikë Qerimi, Ilir Hajraj dhe Art Sylaj.”, ka shtuar Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!