×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri-Kurtit: Ku jemi sot me liberalizimin e vizave, dy muaj më parë me deklarata e sollët shumë afër atë proces

    Reporteri
    17 Nëntor 2022 | 10:49

    Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se Qeveria Kurti po tregohet e paaftë në raport në raport me integrimet evropiane, duke përmendur këtu edhe procesin e liberalizimit të vizave.

    Tahiri ka thënë se agjenda e kësaj qeverie për integrimet evropiane është në qorrskokak.

    Ai ka kërkuar që Qeveria të japë detaje se kur pritet të aplikojë për statusin e vendit kandidat në BE.

    Dje,  Kosova nga Brukseli e mori edhe një lajm të keq, atë që ndërlidhet drejtpërdrejt me liberalizimin. Si Kuvend nuk mund të rrimë të heshtur ndaj një paaftësie të Qeverisë në raport me integrimet evropiane dhe këtu liberalizimin e vizave. Dy muaj më parë ministrat e liderët e Qeverisë me deklarata e patën pru aq afër këtë proces, tani nuk ka asnjë informacion se çka është duke ndodhur. Agjenda e integrimit evropian, agjenda e Qeverisë për të filluar kandidimin në Union Evropian është në qorrsokak. Liberalizimi i vizave të gjithë e dini është një arritje meritore e të gjitha qeverive. Nuk ka informacione se çka ka ndodh dje në këtë proces dhe ku jemi dhe a e ka në plan me procedu kërkesën për anëtarësim në BE”, tha Tahiri. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!