×
  • Lajme
  • Lajme

    Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

    Reporteri
    31 Tetor 2020 | 23:40

    Të shtëna armësh janë dëgjuar para pak çasteve në rrugën “Edit Durhami”.


    Rastin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka thënë se në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja të fishekëve dhe nuk ka ndonjë ankues për rastin.

    “Rreth orës 22:30, policia është njoftuar për një rast gjuajtje me armë në rrugën ‘Edit Durham’. Njësite policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Aty janë gjetë tri gëzhoja të fishekëve. Deri në këtë moment nuk kemi ndonjë ankues. Policia po merret me rastin”, tha ai për Reporterin. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!