×
  • Lajme
  • Lajme

    Trump e zbukuron pak: Hoti dhe Vuçiq pas marrëveshjes treguan sa shumë e duan njëri-tjetrin

    Reporteri
    28 Tetor 2020 | 23:40

    Presidenti i SHBA’së, Donald Trump, gjatë fushatës së tij në qytetin “Bullhead” të Arizonës, ka përmendur përsëri marrëveshjen e Kosovës dhe Serbisë, si dhe protagonistët e saj, kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq.


    Trump kësaj radhe tha se pas marrëveshjes, shefat e shteteve treguan sa shumë e duan njëri-tjetrin.

    Njeriu më i pushtetshëm në botë tha se Kosova dhe Serbia tash po bëjnë tregti derisa për dekada e dekada e kanë vrarë njëri-tjetrin.

    “Kosova dhe Serbia tani po bëjnë kryejnë marrëveshje tregtare. Ndërkohë që për dekada e dekada ata kanë vrarë njëri-tjetrin”, ka thënë Trump, raporton Express.

    “Unë thash se nuk do të bëjë asnjë marrëveshje me ta nëse nuk i bëjmë bashkë në tavolinë kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë”, tha Trump gjatë fushatës.

    Tutje, Trump tha se marrëveshja e Uashingtonit në mes të Kosovës dhe Serbisë u krye për 15 minuta dhe menjëherë pas saj filluan puthjet dhe përqafimet.

    “Ne e bëmë një marrëveshje në Zyrën Ovale për 15 minuta dhe më pas filluan puthjet dhe përqafimet duke treguar se sa shumë e duan njëri-tjetrin”, është shprehur Trump.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!