×
  • Lajme
  • Lajme

    Vasfije Krasniqi futet në politikë, aderon sot në VV

    Reporteri
    16 Janar 2021 | 15:52

    Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, pritet të bëhet pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.


    Burime të Reporteri.net bëjnë të ditur se aderimi i saj në këtë parti do të zyrtarizohet sot.

    Po të njëjtat burime theksojnë se Vasfije Krasniqi ka qenë në bisedime edhe me Partinë Demokratike të Kosovës, për një aderim të mundshëm.

    Kujtojmë, se kanë mbetur pak më shumë se dy orë afat që partitë politike të bëjnë dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë në KQZ.

    Vasfije Krasniqi-Goodman, është gruaja e parë në Kosovë që tregoi hapur se ishte përdhunuar gjatë luftës.

    Ajo vazhdimisht ka bërë bërë thirrje që autorët e dhunës seksuale gjatë kohës së luftës të përballen me drejtësinë.

    Për krimet e luftës dhe përjetimet e saj, Vasfije Krasniqi kishte rrëfyer edhe në Kongresin Amerikan. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!