×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendimi i Qeverisë: Edhe Tarikati njihet si fe, i lejohet themelimi i bashkësisë fetare

    Reporteri
    21 Shtator 2020 | 15:24

    Qeveria e Kosovës ka marrë vendim lidhur me ndryshimin e ligjit për lirinë fetare.


    Në ndryshim parashihet edhe njohja e Bashkësisë së Tarikateve të Kosovës, si bashkësi e veçantë fetare në Kosove.

    Siç njofton Zyra e Kryeministrit, me plotësimet dhe ndryshimet e këtij ligji rregullohet statusi juridik i bashkësive fetare në Kosovë.

    “Vendimi për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lirinë fetare në Kosovë është miratuar sot nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Me plotësim ndryshimet e Ligjit rregullohet statusi juridik i bashkësive fetare në Republikën e Kosovës”, thuhet ndër tjerash në komunikatën e ZKM-së.

    Tarikati deri më tani është njohur në kuadër të Bashkisë Islame të Kosovës përkundër se vazhdimisht kanë kërkuar të njihen si bashkësi e veçantë dhe në vitin 2017 kishin shpallur Bashkësinë e tyre, shkruan Reporteri.net. Dhe një vonesë e tillë e njohjes së tyre është shkaktuar për shkak se BIK-u kundërshton ndarjen e tyre nga bashkësia.

    Me këtë ndryshim Ligji për lirinë fetare njeh si bashkësi fetare në Kosovë:

    – Bashkësinë Islame e Kosovës;
    – Kishën Ortodokse Serbe;
    – Kishën Katolike;
    – Bashkësinë e Besimit Hebre;
    – Kishën Protestante Ungjillore e Kosovës;
    – Bashkësinë e Tarikateve të Kosovës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!