×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëm dje 44 aksidente trafiku, 1 me fatalitet

    Reporteri
    07 Dhjetor 2019 | 12:40

    Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për aksidentet, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara në trafik gjatë 24 orëve të fundit.


    Sipas policisë, vetëm gjatë ditës së premte kanë ndodhur 44 aksidente komunikacioni.

    Një aksident me fatalitet, 10 me të lënduar dhe 33 tjera vetëm më dëme materiale.

    Polica e Kosovës sa i përket shkeljeve të rregullave në trafik ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 313 tiketa trafiku.Ndërsa, për vepra të ndryshme penale policia ka arrestuar 21 persona, ku 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!