×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje e kundërshton pezullimin e vendimit për kthimin e diplomatëve në atdhe

    Reporteri
    02 Korrik 2020 | 21:23

    Ministria e Punëve të Jashtme, thonë se vendimi nuk përfshinë konsujt dhe ambasadorët.


    Për një kohë ishte Ministër i Punëve të Jashtme.

    E gjatë kësaj periudhe kohore, Glauk Konjufca, kishte vendosur ti kthej në Kosovë dhjetëra diplomat.

    Në mesin e tyre edhe konsuj e ambasador.

    Por, pa u bërë as një muaj qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti, ka pezulluar vendimet për kthim të disa diplomatëve.

    Por, në një sqarim të lëshuar nga ministria e drejtuar nga Meliza Haradinaj thuhet se ky vendim nuk përfshinë konsujt e ambasadorët.

    Këtë vendim e kundërshtojnë ata që vetë e morën, Lëvizja Vetëvendosje.

    Kreshnik Ahmeti që ishte shef i kabinetit të ministrit, Konjufca thotë që ky pezullim u bë pa asnjë bazë e për pazare politike.

    Ky thotë që ministrja Haradinaj do të veproj njëjtë me të gjitha vendimet që ka marrë Konjufca.

    Vendimin për pezullim nuk po e shohin si të denjë as shoqëria civile.

    Butrint Berisha nga Pips thotë për T7 që pezullimi nuk është një hap i mirë për politikën e jashtme.

    Vendimet e ish ministrit Glauk Konjufca patën nxitur shumë debat në vend, ndërsa kishte vendosur edhe për kthimin e Vlora Çitakut, që shërben si ambasadore e Kosovës në Uashington.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!