×
  • Lajme
  • Lajme

    Visar Ymeri: A i theu hundët Albin Kurti që në betejën e parë

    Reporteri
    03 Prill 2021 | 13:28
    Analisti Visar Ymeri

    Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri e ka quajtur humbje të turpshme dhe të panevojshme nismën e VV-së për propozim-ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet.


    Ymeri ka pyetur se tash që Kurti u tërhoq, ai bie se edhe ai u vendos në anën e kundërshtarëve të këtyre të drejtave, apo thjesht politikisht, Albin Kurti i theu hundët që në betejën e parë.

    Reagimi i plotë:

    Çfarë humbje e turpshme. Dhe e panevojshme.

    Deri sot paradite, Kurti dhe telallët e tij e paraqisnin amandamentimin e Ligjit për Zgjedhjet sikur themelin e avansimit të të drejtave për mërgatën. Tash që Kurti u tërhoq, a i bie se edhe ai u vendos në anën e kundërshtarëve të këtyre të drejtave?

    Apo thjeshtë politikisht i theu hundët që në betejën e parë. Dhe arsyeja për këtë: sepse e zgjodhi betejën e gabuar në kohën më të gabuar.

    Mbase prapë nuk kemi ndryshim. Prapë pushteti po mbetet pushtet. Arrogant, shpërfillës, egoist, inatçorë, me tendenca nënshtrimi e poshtërimi ndaj gjithë tjerëve, mendjen te vetja e fare të tjetri.

    Sfida më e madhe e provincialit me pushtet megjithatë po mbetet e njëjta: si t’i shmangemi delirit të pushtetit e përjetimit megaloman për veten në pushtet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!