×
  • Lajme
  • Lajme / 48 orë në mbajtje

    Vrasje në tentativë në Istog, arrestohen dy persona, njëri 60 e tjetri 49 vjeç

    Reporteri
    28 Mars 2024 | 16:19
    Foto ilustrim

    Një vrasje në tentativë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Istogun e poshtëm, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në komunikatën e policisë bëhet e ditur se dy persona janë arrestuar tashmë, të cilët dhe ishin përfshirë në këtë rast të therjes me thikë.

    Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Komunikata e policisë:

    Arrestohen dy (2) persona tё dyshuar për veprën penale “Vrasje nё tentativë”

    Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejё, Stacioni Policor nё Istog, më datë 28 mars 2024 rreth orës 07:35, ёshtë informuar se nё fshatin Istog i poshtëm- Istog, ka ndodhur njё rast therje me mjet tё mprehtë (thikё).

    Njësitet relevante pranë Stacionit Policor nё Istog, menjëherë kanё dalë në vendngjarje, aty kanë takuar njё person tё lënduar i cili ёshtё dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor, pas pak nga njёsitet policore arrestohet edhe i dyshuari tjetёr i cili gjithashtu ёshtё dërguar pёr tretman mjekёsor.

    Nё vendin e ngjarjёs ёshtё sekuestruar mjeti i mprehtё (thika) e cila dyshohet sё ёshtё pёrdorur nё kёtё rast.

    Tё dyshuarit:

    • A. Ll. i lindur me 1975
    • Sh. Ll. i lindur me 1964

    Tё njëjtit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit janё ndaluar pёr 48-orё.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!