×
  • Lajme
  • Lajme / Ish-presidenti kroat

    Mesiq: Serbia e madhe nuk mund të bëhet më

    Reporteri
    27 Prill 2024 | 16:54

    Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka thënë në Serbi ka ende të tillë që duan të jetësojnë idenë e Millosheviqit për “Serbinë e Madhe”.

    Por Mjesiq ka thënë se kjo nuk mund të bëhet, dhe se Serbia është një shtet i vogël në Ballkan.

    Ai këtë deklaratë e ka bërë në fjalimin e tij në takimin “PanShqiptar-NdërBallkanik-EuroAtlantik”.

    “Unë kam thënë se do të jem presidenti i fundit i Jugosllavisë. Regjimi i Millosheviqit nuk e pranoi atë që ishte normale, nëse federata nuk mund të mbahet, atëherë shkojmë në një model të ri, që të gjitha republikat dhe dy krahinat ta shpallin pavarësinë. Pa luftë pa viktima, do të kishim shtete të lira dhe secili mund të vendoste nëse dëshironte të dilte nga konfederata. Regjimi i Millshoqviqit nuk mund ta pranonin këtë model që do të ishte pa luftë, pa viktima dhe në të mirën e të gjithë popullit. Millosheviqi ishte kundër federatës dhe konfederatës. Ai dëshironte Serbinë e Madhe. E pamë se si përfundoi kjo dhe me sa viktima. Fatkeqësisht, ka ende nga ata si Millosheviqi që synojnë ta bëjnë Serbinë e madhe, por unë ju them se ajo nuk mundet të bëhet. Për të gjithë ata që mendojnë që Serbia mundet të bëhet një shtet i madh, unë ju them që Serbia është një shtet i vogël në Ballkan”, tha Mesiq. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!