×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhavit Haliti i PDK’së: Është kërkesë e Amerikës të votohet Vjosa Osmani për Presidente

    Reporteri
    03 Prill 2021 | 19:06

    Deputeti i PDK’së, Xhavit Haliti, i cili votoi pro Glauk Konjufcës për kryetar të Kuvendit, ka lenë të kuptohet se se do ta votonte Vjosa Osmanin për presidente


    Madje sipas tij kështu do duhej të votonin të gjithë deputetët e Kuvendit. Kjo sepse për të qëndruar në sallën e Kuvendit është kërkesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    “Do duhej ta votonin të gjithë deputetët sepse pos tjerash është kërkesë e SHBA’së”, ka thënë Xhavit Haliti.

    Megjithatë, Deputeti i PDK-së, ka thënë se nuk mund të marrë pjesë në seancën e sotme për zgjedhjen e presidentit pasi që është në Pogradec.

    Ai, në një lidhje direkte në Klan Kosova, tha se nuk ka qenë i informuar se do të ketë seancë, derisa ka shtuar se nuk është i punësuar që të punojë edhe në vikend.

    “Unë nuk e kam ditur, nuk më ka thënë askush. Unë jam në Pogradec, qysh kam me votu prej Pogradecit?”.

    “Unë kam ardhur në Pogradec dhe nuk e kam ditur që ka seancë të Kuvendit. Unë nuk jam i punësuar që të punoj edhe të shtunën dhe të dielën dhe as nuk ka pasë paralajmërim që do të ketë seancë”.

    Seanca për zgjedhjen e presidentit është shtyrë për në ora 19:00, edhe pse u thirr të mbahej në ora 18:00.

    Për të zgjedhur presidentin nevojitet kuorumi prej 80 deputetëve, e pastaj në raundin e tretë mund të zgjedhet edhe me 61 deputetë.

    Edhe pse kryesia e LDK’së ka marrë vendim të qëndrojnë në sallë, duket se jo të gjithë deputetët do t’i binden këtij vendimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!