×
  • Prospect
  • Prospect

    Mos qaj për mua, Dostojevski

    Reporteri
    08 Dhjetor 2022 | 17:28
    Kompozim i bazuar në veprën "Krim dhe Ndëshkimin" të Dostojevskit. Imazhi nga George Grie/Wikimedia Commons.

    Autor: Konstantin Akinsha

    Në një mënyrë përnjëmend staliniste, kultura ruse është duke u përdorur si armë në luftën kundër Ukrainës. Por, në vend se t’i anulojmë shkrimtarët rusë, a s’duhet t’i lexojmë me sy kritik – njëjtë sikur klasikët tjerë evropianë?

    Në fillim të marsit, Universiteti i Milano-Bicocca reagoi ndaj luftës në Ukrainë duke anuluar një seminar mbi Dostojevksin. Ky reagim i pazakontë ndaj imperializmit rus zgjoi debat të nxehtë mes akademikësh dhe intelektualësh. Seminari ligjërohej nga shkrimtari Paolo Nori, i cili menjëherë u bë famshëm. Për disa ditë, inteligjenca italiane e trajtoi këtë grimcim të seminarit si ngjarje të rëndësisë së madhe – aq sa madje edhe eklipsoi luftën aktuale në Ukrainë.

    Ata që kërkonin rikthimin e menjëhershëm të seminarit dukshëm kishin harruar vërejtjen e idollit të tyre se “lumturia e krejt botës nuk vlen aq sa loti i një fëmije”. Fatmirësisht për të gjithë, Dostojevski u rehabilitua shpejt dhe cenzorët e marrë u marruan.

    Aq e kotë sa një poterë akademike mund të duket, në të vërtetë zgjon një pyetje me rëndësi: çfarë duhet të bëjmë tani me kulturën ruse?

    Vladimir Putin dhe shumica e popullatës ruse që mbështet luftën e tij në Ukrainë, duket se janë në një pikë ku s’kanë kthim mbrapa. Reagimi ndërkombëtar shpesh përfshin emrat e dy qyteteve evropiane: Nurembergun dhe Hagën. Ka dëshmi të mëdha që Putin dhe lejuesit e tij janë fajtorë për krime kundër njerëzimit. Sidoqoftë, llogaridhënia e popullit rus provokon shumë çështje.

    Njëjtë si gjermanët e zakonshëm gjatë regjimit nazist, rusët janë shpërlarë mendërisht nga propaganda dhe tunduar nga këngat e sirenave të nacionalizimit ushtarak. Ata s’kanë ide – dhe në të vërtetë s’duan as ta dinë – se çfarë po ndodh në Ukrainë ose kudo tjetër në botë. Sa për këtë, rusët s’jan të interesuar as çfarë po ndodh në Rusi. Pakica e popullatës që guximshëm kundërshton pushtimin, pavarësisht shansave të pakëta të ndërrimit të bilancit politik, ka përjetuar shtypje të rëndë. Kulti i heroizmit në Luftën e Dytë Botërore e zëvendësoi të vërtetën e një fitore post-sovjetike të lindur nga një sakrificë universale të marshit të fitores eksluzivisht me ushtarë rusë prej lodrash. Që nga maji 2015, përvjetori i shtatëdhjetë i Ditës së Fitores, ngjitëse në vetura si “Ne mund ta bëjmë sërish” janë bërë të zakonshne, shum shpesh mes brendeve gjermane popullore te vozitësit rusë.

    Pushtimi i Ukrainës në të vërtetë i dha Rusisë mundësinë të përsërisë Luftën e Dytë Botërore. Por, në rrugëtimin aktual, po luftojnë në anën e gabuar. Imazhet e pushtimin rus të Ukrainës të japin përshtypjen e shumë gjërave, por më së shumti të njërës: Kolumnet e Wehrmacht-it përmes fshatërave të shkatërruara ukrainase në qershor të 1941’ës.

    Sot në shumë qytete ruse fasadat e ndërtesave mbajnë banerë të mëdhenj me shkronjën “Z”, shenjëzimi mbi tanke dhe mjete tjera ushtarake që shkojnë drejt Kievit. Se a do të pendohen kur të rriten fëmijët nëpër jetimore që rreshtohen në linjë për të formësuar shkronjën “Z”  që po luajnë rol në luftën e Putinit, diskutimi mbi fajin kolektiv aq i pranishëm menjëherë mbas Luftës së Dytë Botërore duket gjithçka përveç e pashmangshme në të ardhmen e Rusisë.

    Por, të kthehemi të Dostojevski. S’mund ta fajësojmë shkrimtarin e madh për sulmin mbi Ukrainën. Por, mund ta ngrejmë gishtin kah ideologët e Putinit, eksploatimi i kulturës ruse tek të cilët është mu në rrënjë të problemeve aktuale. Verbëria e Perëndimit ndaj këtij shfrytëzimi gjithashtu duhet të shqyrtohet.

    Shtrembërimi dhe abuzimi ndaj trashëgimisë kulturore të kombit nga regjimi rus vështirë se është unik. E kemi parë edhe më herët. Në bibliotekën time, kam një libër të printuar në fleta të verdha të quajtur “Blut und Boden”. Ishte botuar nga Wehrmacht-i për të argëtuar dhe frymëzuar ushtarët gjermanë në front. Libri përfshin fragmente nga Gëte, Shilleri dhe shkrimtarë tjerë gjermanë. Me ca manipulime të thjeshta, nazistët kthyen klasikët kombëtar në armë lufte.

    Ideologët e Putinit kanë një qasje pak më ndryshe. Në vend që të pastrojnë shkrimtarët e padëshiruar, siç bënë nazistët me Hajnrih Hajnen ose Tomas Manin, ata kanë bërë të kundërtën dhe po përvetësojnë gjithçka në një hagjiografi të re gjithëpërfshirëse. Në këtë panteon rus, Vladimir Nabokov është një fqinj i ngushtë i Aleksej Tolstoit, një shkrimtar i talentuar me nofkën “Shoku Kont”, i cili u bë shërbëtori letrar i Stalinit. Ivan Ilyin, filozofi fashist i admiruar nga Putini, ulet pranë Nikolai Berdyaev, teologut dhe besimtarit në rëndësinë ekzistenciale të lirisë njerëzore. Osip Mandelshtam, poeti më i madh rus i shekullit të njëzetë, i vrarë në Gulag, vëllazërohet me Sergej Mikhalkov, një versifikues dinak që kompozoi tekstet e himnit sovjetik për Stalinin dhe më pas i ndryshoi ato për Putinin. Ky ‘ekip i ëndrrave’ letrare surreale nuk është hedhur në termat e ‘kulturës’ por ‘qytetërimit rus’, një koncept i justifikuar nga Spengler, Toynbee dhe teoricienë të tjerë të pluhurosur perëndimorë.

    Sigurisht, qëllimi i vetëm i këtij panteoni është të demonstrojë dhe përforcojë madhështinë e shtetit rus. Ironikisht, banorët e këtij mali të Olimpit Putinist kryesisht e kaluan jetën e tyre të mbyllur në një luftë vdekjeprurëse me atë shtet në manifestimet e tij të ndryshme. Por kjo nuk është as këtu, as atje.

    Moloku i ‘qytetërimit’ rus gllabëron gjithçka në rrugën e tij. I zhveshur nga çdo kuptim revolucionar, arti i Kazimir Maleviç dhe avangardistëve të tjerë përbën sfondin e përsosur për Lojërat Olimpike Dimërore të Soçit – ose si dekorim për sallën e pritjes në aeroportin Sheremetyevo të Moskës. Simfonia “Leningrad” e Dimitri Shostakoviçit, e shfaqur premierë në qytet gjatë rrethimit në 1942, shoqëron kremtimin e fitores ruse kundër Gjeorgjisë në sheshin qendror të qytetit Osetian të Tskhinvali, një hedhje guri nga një kamp i robërve të luftës. E drejtuar nga Valery Gergiev, shfaqja dëshmoi një sukses të tillë propagandistik sa që u luajt në mes të rrënojave të Palmirës, Siri, në vitin 2016.

    Thelbi i këtij relativizmi historik është vendimi i këshillit të qytetit të Moskës për t’i ngritur një monument Andrei Saharovit, disidentit të patrembur sovjetik, dymbëdhjetë ditë para fillimit të pushtimit të Ukrainës – dhe pesëdhjetë e tetë ditë pas ndalimit të Memorialit, organizata e themeluar nga Sakharov për të hulumtuar dhe dokumentuar historinë e represioneve sovjetike. Sakharov tani do ta gjejë veten në shoqërinë e heronjve të tjerë rusë si Mikhail Kalashnikov, mitralozi i kudogjendur i të cilit ka qenë burimi i kaq shumë mjerimit njerëzor.

    Një ditë të bukur, kur Putini të niset nga Moska për në Hagë, rusët do të përballen me detyrën biblike për të ndarë delet e tyre kulturore nga dhitë. Dikush shpreson se ata do të kenë mjetet për të rivendosur ‘qytetërimin’ e tyre imagjinar në statusin e duhur si kulturë kombëtare, lytha dhe gjithçka. Kjo do të jetë një përvojë e re. Ata kurrë nuk i kanë parë realisht klasikët e tyre nga një këndvështrim postkolonial, ose nuk kanë pasur vesh për nëntonet imperialiste të romaneve dhe poezive të tyre të mëdha.

    Që nga fundi i viteve 1920, fetishizmi i letërsisë ruse ka qenë një element thelbësor i modelit kulturor stalinist. Satiristët e mëdhenj sovjetikë Ilya Ilf dhe Evgeniy Petrov talleshin me këtë hap prapa me emrin e stilolapsit F. Tolstoevsky. Në Rusinë e Putinit, Tolstoevsky duket se është ringjallur.

    Pra, çfarë duhet bërë me Dostojevskin? Le të vazhdojmë të studiojmë romanet e tij, por në kontekstin e kohës së tij. Të mos harrojmë se ky shkrimtar i madh rus ishte një antisemit i tërbuar dhe një urrejtës i polakëve. Në vend që të tregtojmë përralla orientalizuese për ‘shpirtin rus’, le të shikojmë lajmet e mbrëmjes, ku fryma aktuale ruse po shfaqet në skenën botërore. Le ta kthejmë Dostojevskin në shekullin e nëntëmbëdhjetë, një tjetër i bardhë i vdekur i kanunit letrar evropian, jo më i mirë apo më i keq se bashkëkohësit e tij francezë, gjermanë apo britanikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    Prospect

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!