×
  • Show Time
  • Show Time

    4 persona tentuan të grabisnin banesën në Fier, policia arreston edhe hajdutin e dytë

    Reporteri
    18 Shkurt 2021 | 17:30

    Policia ka arrestuar ditën e sotme Adolf Gjacin, i cili ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se një nga katër personat që tentuar të grabisin me dhunë shtëpinë e 57-vjeçarit Arben Çepele, në Roskovec.


    Gjaci rezulton i proceduar penalisht më parë për “Shkatërrim prone”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosja” dhe “Armëmbajtje pa leje”, si edhe i dënuar më parë në Angli, për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

    Më herët Gjykata ka vendosur “arrest në burg” për Elis Bushin, i dyshuar si një prej autorëve të tentativës së grabitjes.

    TENTATIVA E GRABITJES

    Ngjarja ndodhi mbrëmjen e datës 10 shkurt 2021, në Roskovec. Si rezultat i punës intensive profesionale operative dhe hetimeve të pandërprera është dokumentuar me prova shkencore autorësia e një prej personave të përfshirë në këtë ngjarje. Sipas policisë, katër persona të maskuar dhe me armë zjarri tentuan të vidhnin banesën e shtetasit me inicialet A. Ç., 57 vjeç dhe për pasojë mbeti i plagosur në këmbë kushëriri i 57-vjeçarit, shtetasi A. Ç, 47 vjeç.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!