×
  • Show Time
  • Show Time

    “Adelinë a je ti”, këngëtarja nuk njihet pa aplikacionin “FaceApp”

    Reporteri
    13 Korrik 2021 | 16:32

    Një pjesë e madhe e këngëtareve të estradës i janë nënshtruar operacioneve plastike, por duke mos mjaftuar kjo ato po përdorin edhe aplikacione ku fytyra e tyre po tjetërsohet.


    Një gjë të tillë hiç mangut nuk po e le edhe këngëtarja Adelina Tahiri e cila pothuajse në çdo postim përdor editime nga më të çuditshmet, shkruan Reporteri.net.

    Por, në fotografinë e publikuar së fundmi, këngëtarja merr guximin të shfaqet krejtësisht natyrale, e që duket shumë ndryshe nga ajo që e shohim në fotografitë që publikon, ku aplikacioni “FaceApp” po bën të veten.

    Në muzikë, këngëtarja nga Shkupi projektin e fundit që ka publikuar ka qenë ai para dy javësh në bashkëpunim me Anxhelo Koci.

    Por, pavarësisht kësaj, Tahiri që pas martesës nuk është më aktive siç ishte dikur, duke qenë se tanimë është edhe nënë.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!