×
  • Show Time
  • Show Time

    Arbenita Ismajli pozon me barkun e rrumbullakosur, ndërsa njofton se është në muajin e tetë të shtatzënisë

    Reporteri
    23 Shkurt 2021 | 19:10

    Bukuroshja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli, këto ditë njoftoi se ajo dhe reperi Fero janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.


    Ata gjithashtu kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë pak ditë më parë, e mesa duket shtatzënie e modeles i ka përshpejtuar gjërat për këtë pjesë.

    Teksa ndodhet në pritjen e ëmbël, Arbenita duket se po i shijon më së miri muajt e shtatzënisë.

    Së fundmi, Ismajli publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi të reja, ku shfaqej mjaft tërheqëse në të kuqe.

     

    Barku i rrumbullakosur ku ajo kishte vënë duart në të, ishin sigurisht detaji që theksoheshin më tepër në këtë imazh.

    “Tetë muajshe shtatzënë”, ka shkruar bukuroshja e njohur në mbishkrimin e kësaj fotografie.

    Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve i kanë dëshiruar shtatzëni të lehtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!