Dhjetë finalistët e parë të Eurovizionit

Spektakël, muzikë dhe shumë argëtim ka përcjellë nata e parë e Eurovision Song Contest që po zhvillohet në Tel Aviv të Izraelit.


Fituesja e vitit të kaluar këngëtarja vendase Netta, hapi shfaqen me një variant të ri të këngës së saj “Toy” (Kukulla) duke ndezur atmosferën për orët në vazhdim.

Përveç këngëve konkurruese nga Qipro, Mali i Zi, Finlanda, Polonia, Slovenia, Republika Çeke, Hungaria, Bjellorusia, Serbia, Belgjika, Gjeorgjia, Australia, Islanda, Estonia, Portugalia, Greqia dhe San Marino, në festival performoi gjithashtu dhe një tjetër fituese izraelite e Eurovizionit, Dana International.

Festivali këtë vit prezantohet nga Erez Tal, Assi Azar, Lucy Ayoub dhe supermodelja e njohur Bar Rafaeli. 5 shteteve të cilët janë kualifikuar automatikisht në finale, do t’u bashkohen edhe dhjetë finalistë të tjerë nga nata e sotme.

Ata janë: Greqia, Bjellorusia, Serbia, Qipro, Estonia, Republika Ceke, Australia, Islanda, San Marino dhe Sllovenia.

Eurovizioni këtë vit, përveç se u transmetua direkt në të gjitha kanalet shtetërore evropiane, gjithashtu u ndoq drejtpërdrejtë dhe në kanalet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Australi dhe Kinë – duke kapur shifrat rekord të mbi 200 milionë shikues.