×
  • Show Time
  • Show Time

    E pabesueshme, reperi pret fëmijën e katërt brenda 6 muajve

    Reporteri
    26 Maj 2021 | 12:11

    Reperi, komiku dhe prezantuesi Nick Cannon, praktikon poliamorinë, domethënë, mban marrëdhënie intime me disa femra përnjëherë dhe atë me njohurinë dhe pëlqimin e të gjitha partnereve. Nick tani është në pritje të fëmijës së tij të shtatë, më saktësisht të katërtin në vetëm gjashtë muajt e fundit.


    Momentalisht ylli i njohur po ndërton një familje me tri gra – Abby De La Rosa, Brittany Bell dhe Alyssa Scott. Ai ka një fëmijë të katërt me Brittany në dhjetor, dhe tani po pret tre fëmijë me Abby dhe Alyssa.

    Abby pozoi me një bark shtatzënë pak më shumë se një muaj më parë dhe njoftoi se binjakët po mbërrinin për të dhe Nick.

    “Djemtë tanë më të dashur – faleminderit që më zgjodhët si nënë. Unë e di që Zoti më ka caktuar për këtë dhuratë, jo një por dy. Unë thjesht lutem që Zoti të na japë forcë dhe që ju të ecni me guxim nëpër jetë ashtu si babai yt. Babi dhe unë do të jem përgjithmonë me ju si mbështetja më e madhe. Të dy tashmë jeni kaq të dashur dhe mezi presim t’ju njohim edhe më mirë”, shkroi Abby.

    Dhe Alyssa postoi një foto që tregon barkun e saj shtatzënë. Përndryshe, Nick ka binjakë edhe me këngëtaren e famshme Mariah Carey.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!