E papritur! Teuta i komenton Afronës së Bleros

Sot vajza e Teuta Krasniqit dhe Bleros feston nëntë vjetorin e lindjes.


Pas urimit të Bleros dhe të fejuarës së tij, Afronës, një urim shumë të veçantë për Tarën, në rrjetet sociale e ka bërë edhe nëna e saj, aktorja e njohur Teuta Krasniq.

Krahas disa fotografive të shkrepura ndër vite të Tarës, Teuta e ka uruar me fjalët më të mira. “Tara jem, drita e syve të mi, sot është data më e dashur e jetës sime, dita e lindjes tënde.

Ti je dhe do të mbetesh gjithmonë, më e rëndesishmja vepër që e kam bërë në jetë. Ti je kryevepra ime. Jam krenare pafund me ty. Mirësia qe ti e shpërndan cdo ditë, pozitiviteti yt dhe mënyra jote për ta parë gjithmonë anën e mirë te të tjerët, humaniteti yt, por mbi të gjitha dashuria që ti na dhuron cdo ditë, na mëson se krejt cka na nevojitet në jetë për të qenë të plotësuar dhe të lumtur është të kemi shëndetin dhe dashurinë e njëri tjetrit. Shpirti i mamit, Urime ditëlindja e 9-të.

Pac shëndet, dashuri të pakusht, gëzime të pafundme, lumturi të pakufishme, mbarësi në cdo aspekt të jetës dhe t’u plotësofshin të gjitha dëshirat tua. Pac bekimin e Zotit. Të don mami pakufi të don Kaia dhe Astro shumë dhe e gjithë familja”, ka shkruar Teuta në Instagram.

Teuta dhe Blero gjithashtu i kanë komentuar Afronës në rrjetin social Instagram, në urimin që ka bërë për Tarën.