×
  • Show Time
  • Show Time

    Era flet për bashkëpunimin e saj me Norën

    Reporteri
    04 Prill 2019 | 20:24

    Dy motrat e famshme kosovare, Nora dhe Era Istrefi po sjellin një bashkëpunim për herë të parë.


    Dyshja ka kohë që e kanë premtuar një këngë së bashku, ndërsa tani i ka ardhur koha e publikimit.

    Xhirimet e klipit të tyre të ri kanë përfunduar, ndërsa Era ka folur për detajet e projektit.

    “Vitin e kaluar me Klajdi Lupën e kemi punuar këngën. Klajdi është shqiptar që jeton në Shqipëri. E kemi pasur një kimi të mirë në studio. Nora e ka dëgjuar dhe i ka pëlqyer më së shumti nga këngët e mia dhe i kam thënë “hajde gjuaju”, meqë po të pëlqen kaq shumë”, ka thënë Era në një intervistë për një emision të show-bizzit.

    Dyshja pritet që këngën ta publikojnë me datën 19 të këtij muaji, edhe pse e kishin premtuar lansimin në fund të marsit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!