×
  • Show Time
  • Show Time

    Familja mbretërore e dashuruar pas Kate, e mbushin me dhurata të majme në çdo festë

    Reporteri
    25 Maj 2020 | 23:32

    Që nga koha kur u martua me princin William dhe u bë zyrtarisht pjesë e familjes mbretërore, çdo anëtar i saj e ka trajtuar Kate Middletonin si një princeshë të vërtetë dhe kurrë nuk kanë nguruar t’i bëjnë dhurata unike e shumë të shtrenjta.


    Sigurisht dhuratën më të veçante Kate e ka marrë nga bashkëshorti i saj Will, gjatë propozimit për martesë, një unazë rose-gold, me një gur të madh të çmuar zafir, me 14 gura diamanti, flori 18 karat. Por ndër vite dhuratat e çmuara nuk kanë munguar, në bizhu apo prona të paluajtshme shkruan Mirror.

    Një tjetër dhuratë e çmuar ishte ajo e Will, në përvjetorin e 4 të martesës, një orë “Ballon Bleu de Cartier” nga Cartier, e mbuluar nga zafiri dhe gurë të çmuar. Dashurinë për orat Cartier, princi William e ka trashëguar nga nëna e tij, Princeshë Dajana, transmeton fjala.

    Një dhuratë e rëndësishme, dukeshës së Kembrixh, i është bërë nga ana e mbretëreshës Elizabetë, një vilë e jashtëzakonshme në emër të saj, “Anmer Hall” në Sandrigham. Edhe Princi Charles ka menduar për një dhuratë unike për Kate. Bëhet fjalë për një set bizhushë, byzylyk, unazë dhe vëthë, me diamantë të bardhë dhe të verdhë.

    Nuk ka gurë të çmuar që Kate nuk e ka në koleksionin e saj të diamantëve dhe gurëve të çmuar. Duket se dukesha ja ka marrë zemrën anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore, ndryshe nga kunata e saj Meghan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!