×
  • Show Time
  • Show Time

    Gafa e ‘Daily Mail’ që e bëri Tayna’n të famshme: Në protesta me reperin e famshëm amerikan

    Reporteri
    04 Qershor 2020 | 16:59

    Gazeta e njohur, “Daily Mail” ka bërë së fundmi një artikull rreth reperit të famshëm Tyga, i cili ishte i pranishëm në protestat në Amerikë.


    Kjo media shkruante se reperi u shfaq i veshur i gjithi me të zeza, si dhe një maskë në fytyrë.

    Madje pranë Tyga-s është edhe një femër, për të cilën shkruajnë se emri i saj është Tyana.

    Vajza në fjalë po mbante një maskë në fytyrë dhe ishte veshur me veshje sportive, por që “DailyMail” e ngatërron me reperin e njohur shqiptare.

    Madje, sipas këtij mediumi ajo i ngjan ish-partneres së Tygës, Kylie Jenner.

    Për të plotësuar artikullin, “Daily Mail” ka publikuar edhe disa fotografi të Taynës të marra nga “Instagram”-i.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!