×
  • Show Time
  • Show Time

    Gazetarja e njohur e pranon publikisht: Majk ka qenë i ftuari më i bezdisshëm…

    Reporteri
    09 Korrik 2020 | 16:32

    Gazetarja Dasara Karaiskaj është dalluar gjithmonë për karakterin e drejtpërdrejtë që ka. E ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”, ajo nuk nguroi të rehatohej gjatë intervistës duke shtrirë këmbët mbi divanë. Dasara ka zbuluar edhe disa të fshehta për punën e saj në showbiz prej 7 vitesh.


    Ajo ka treguar se personazhi më i bezdisshëm që ka pasur të ftuar në studio ka qenë këngëtari i njohur Majk.

    “I ftuari më i bezdisshëm ka qenë Majku se ka filluar dhe mbaruar intervista me ‘po’, ‘jo’, ‘po’, ‘jo’ dhe nuk fliste fare”, tha Dasara. Më tej, ajo ka pohuar se e ftuara më e rehatshme ka qenë aktorja Ema Andrea.

    “I ftuari më i mirë nuk e mbaj mend se ka shumë vite të tëra punë. Nuk e di pse erdhi në mend Ema Andrea se me atë ke qejf të bisedosh”, shtoi gazetarja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!