×
  • Show Time
  • Show Time

    Genta Ismajli dhe Fero së shpejti në bashkëpunim

    Reporteri
    16 Janar 2021 | 21:12

    Këngëtarja e njohur Genta Ismajli dhe reperi Fero duket se kanë bashkuar forcat për një projekt të përbashkët.


    Dyshja me prejardhje nga Gjilani janë përfundim e sipër të një bashkëpunimi, që pritet të jetë shumë shpejt i gatshëm për publikun.

    Kënga do të jetë një produkt vendor i zhanreve RnB dhe hip-hop.

    Reperi gjiilanas, Fero, emri i vërtetë i të cilit është Feronit Shabani është treguar shumë aktiv që në javët e para të vitit 2021.

    Fillimisht ai publikoi këngën solo “Italy” e më pas edhe një bashkëpunim me Stresin, të titulluar Mahall”.

    Ndërkohë, Genta nuk ka sjell ndonjë këngë të re që nga vera e vitit që shkoi, ku publikoi bashkëpunimin me Marselin, të titulluar “Ça me bo”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!