×
  • Show Time
  • Show Time

    Humbi 7 të afërm në tërmetin tragjik, këngëtarja shqiptare ndan një mesazh prekës

    Reporteri
    26 Nëntor 2020 | 21:50

    Tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019, u mori jetën 51 personave. Mes viktimave ishin edhe disa të afërm të këngëtares së njohur Evi Reçi.


    Në atë kohë ajo ndau disa fjalë prekëse në lidhje me këtë ngjarje në emisionin e saj emisionin e saj. Familja e xhaxhait të Evit humbi jetën nën rrënoja, ashtu sikurse mikesha e saj e fëmijërisë, Diena, së bashku me të bijën dhe mamanë .

    E prekur nga kjo ngjarje, këngëtarja dha mesazhin e rëndësishëm se është bërë më e fortë se kurrë dhe se ka kuptuar sa shumë vlen jeta.

    Një vit par tërmetit, Evi e sjell përsëri në kujtesë dhimbjen që ka kaluar, duke përmendur kujtimet që ka me kushërirat dhe mikeshën e saj të ndjerë.

    “Të pranosh të papranueshmen. Më ndodhi dhe mua. I ndodh kujtdo.
    Sa e cuditshme! Në momente të vështira dhe të dhimbshme, të rikthehen në mendje kujtimet më të bukura… Ashtu mu kujtua dhe Kristi im, që kërcenim dhe këndonim bashkë, ashtu dhe Klausi që qante kur se merrnim me vete se ishte i vogli, e ne të “mëdhenjt”, ashtu dhe Axha Edi që humori verior ishte në çdo fjalë të tij, ashtu dhe Dolora që dedikoi jetën për familjen e saj. Po ashtu më rikthehu kujtimet dhe Diena, shoqja ime e fëmijërisë… dilnim, bënim thashetheme, ndanim sekretet. Sic ishte në fillim dhe ‘sekreti’ për dashurinë tënde, për Dorin që më pas të pikturoi jetën me portretin e Esieles vogël, që t’u bë motivi i jetës. Ishit të gjithë bashkë”, ka shkruar ajo.

    Ajo ka thënë se kanë lënë shumë boshllëk në jetën e saj.

    “Një pse e madhe, një boshllëk i madh, nga një tërmet i madh. Zemrën e kam plagë! Një faleminderit për të gjithë ju që më keni shkruar dhe më keni qëndruar afër çdo moment me dashurine dhe dashamiresinë tuaj. Zoti ju bekoftë!”, tha Reçi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!