×
  • Show Time
  • Show Time

    Ish–menaxheri godet Mozzikun dhe Loredanën: Këta ta bëjnë hor një Komb

    Reporteri
    08 Maj 2019 | 13:01
    Pas arrestimit të reperes Loredana Zefit dhe vëllait të saj në Zvicër, nën dyshimet se kanë mashtruar një cift duke i marrë shuma të mëdha të parave, ka reaguar përmes Instagramit edhe ish-menaxheri i Mozzik, Met Elshani.


    Menaxheri i kompanisë “On Records”, përmes një shkrimi në Instastory, Elshani ka thumbuar Mozzikun dhe Loredanën.

    “Jo thojsha nuk besojshit qe kta njerz marre jan Hor ta bojn ni komb”, janë fjalët e Metit në Instagram.

    E më shumë gjasë ky postim i dedikohet Mozzikut e Loredanës.

    Më pas ai postoi edhe një fotografi, nga një postim i një vajze dhe shkroi “krejt e keni harru ket qiken kur thojke more paret mi ka vjedh kush perkrahje si dha e kjo edhe ma marre”.

    Elshani për një kohë të gjatë ka qenë menaxher i Mozzikut dhe Getinojs dhe ndarja nga ky label nuk kaloi pa zhurmë. Dy vëllezërit duket se nuk ishin ndarë aspak mirë nga ish menaxheri i tyre, Mehmet Elshani.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!