×
  • Show Time
  • Show Time

    Ishte e dashura e Putin: 36 vjeçarja lind binjakë, nuk dihet të kujt janë fëmijët

    Reporteri
    22 Maj 2019 | 8:53

    Alina Kabaeva, e cila raportohet se është partnerja prej shumë kohësh e Vladimir Putin, ka lindur kohët e fundit binjakë.


    Asnjëherë nuk ka pasur konfirmim nga fituesja e medaljes së artë në Lojërat Olimpike. Ndërsa Kremlini kurrë nuk diskuton mbi jetën private të presidentit të divorcuar.

    Një burim pranë ish-gjimnastes 36-vjeçarja, që pretendohet se ka një familje të fshehtë me Putin, tha: “Ne nuk komentojnë thashethemet.”

    I gjithë kati i katërt, zona VIP, në spitalin Kulakov Research Centre for Obstetrics, Gynaecology and Perinatology u pastrua këtë muaj për të akomoduar Kabaeva dhe presidentin.

    Gazeta e madhe ruse, Moskovsky Komsomolets, publikoi historinë në faqen e saj të internetit për ta fshirë atë papritur.

    Por lajmet shpërthyen në internet me dni.ru që shkruan: “Alina Kabaeva lindi binjakë dhe zhduket”.

    Sergei Kanev, një gazetar investigativ pranë shërbimeve të inteligjencës ruse, njoftoi se ajo lindi dy djemtë me prerje cezariane.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!