×
  • Show Time
  • Show Time

    Kështu mund të votoni për këngëtaren shqiptare Jonida Maliqi në Eurovizion

    Reporteri
    16 Maj 2019 | 15:25

    Siç dihet mbrëmjen e sotme, këngëtarja Jonida Maliqi do të performojë këngën ‘Ktheju Tokës’ në Tel Avivi.


    Ajo do të këndojë e 14 në radhë dhe në fund të mbrëmjes do të mësohet se nëse do të kalojë në finale apo jo.

    Këngëtarja do këndojë shqip këngën e saj “Ktheju Tokës” me të cilën pret të kualifikohet për në finalen e madhe.

    Sipas listës së publikuar, ajo do të jetë e 14-a në radhë dhe nga 41 vende që konkurrojnë, vetëm 26 do arrijnë të shkojnë në finalen e së shtunës që mbahet më 18 maj.

    Kujtojmë se juria shqiptare përbëhet nga Anxhela Peristeri, Eranda Libohova, Dilan Reka, Julka Gramo dhe Gent Rushi.

    “Ktheju Tokës”  u kushtohet të gjithë emigrantëve shqiptarë nëpër botë të cilët mund të japin kontributin e tyre duke votuar numrin #14.

    Image

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!