×
  • Show Time
  • Show Time

    Koncerti i grupit Gjurmët, kjo është atmosfera në sallën 1 Tetori

    Reporteri
    12 Qershor 2019 | 22:05

    Grupi “Gjurmët” është rikthyer për publikun shqiptar edhe njëherë në Prishtinë, ku për Ditën e Çlirimit, është duke performuar në një koncert madhështor së bashku me shumë këngëtarë.


    Reporteri.net ka siguruar video nga ky koncert ku shihet se atmosfera është tejet e zjarrtë.

    Biletat për të koncert janë shitur që të gjitha. Koncerti është duke u mbajtur në Sallën e Sporteve “1 Tetori” në Prishtinë, dhe ka filluar nga ora 20:30.

    Bashkë me Gjurmët në skenë do të ngjiten pothuajse të njëjtit emra që ishin në Tiranë gati se katër vjet më parë.

    Boiken Lako, Elina Duni, Genc Salihu, Violeta Zefi – janë disa nga emrat që pritet t’i japin zjarr Prishtinës në ditën e saj të çlirimit.

    Një koncert të tillë, “Gjurmët” e kishin mbajtur edhe në vitin 2015-të, me 29-të tetor në Sallën e Kongreseve në Tiranë, derisa e mbajtën premtimin për tu rikthyer edhe njëherë në Prishtinë.

    Kujtojmë se me nismën e Migjen Kelmendit, së bashku me Armando Gjinin, Tomor Kurshumliun, Petrit Rizën dhe Bekim Dylën një grup me emrin “Gjurmët” kishte filluar të performonte në vitin 1980. Rrjedha e jetës ata i ka ndarë në vitin 1986, për të mos u bashkuar më kurrë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!