×
  • Show Time
  • Show Time

    “Kur dashuron personin e gabuar”, Mevlani habit me postimin e fundit

    Reporteri
    06 Prill 2021 | 17:04

    Konkurrenti i “Përputhen”, Mevlan Shaba, kohën e fundit është fokusuar në takim vetëm me Ledianën. Ai deklaroi se në emision është vetëm për Ledianën, ndërsa nga takimet e tyre i shohim shumë të afërt me njëri-tjetrin.


    Por, së fundi ai habiti me një postim që e bëri në rrjete sociale, të cilin e shoqëroi me këngën “Love Story”.

    “Më theve zemrën tani je me tjetër tregomë a m’ke harru. Ty gabimet të mbetën shkatërrove veten, tash je tu më kërku”, janë vargjet që i ndau nga ajo këngë.Ndërsa, vëmendja ishte tek ajo që shkroi sipër fotos, ku thotë “Dënimi më i madh në jetë është kur dashuron personin e gabuar”.

    Mbetet të shihet se a janë këto fjalë dedikim për Ledianën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!