×
  • Show Time
  • Show Time

    Loredana reagon sërish: Kurrë nuk e kam rrëmbyer Hanën nga babai i saj

    Reporteri
    23 Shtator 2022 | 19:35

    Reperi Mozzik ka emocionuar të gjithë me këngën “Të dua” dedikuar për vajzën e tij, Hanën.

    Artisti përmes tekstit tregoi se nuk e sheh vajzën nga 8 muaj.

    Ndërkohë ish – partnerja e tij, Loredana ka realizuar një bisedë me ndjekësit e saj ku është pyetur se si qëndron e vërteta pas fjalëve të reperit në këngë.

    Ajo u pyet se si është bashkëprindërimi me Mozzik për Hanën, dhe ajo u përgjigj shumë kjartë: “Ai mund ta takojë dhe ta marrë Hanën sa herë ka dëshirë! S’ka qenë kurrë ndryshe. Duhet ta pyesësh si është puna”.

    Ndërkohë, ajo u pyet “Përse e ke rrëmbyer Hanën nga i ati?”, reperja u përgjigj duke thënë se “Nuk e kam bërë kurrë një gjë të tillë”.

    Por, si qëndron ende e vërteta nuk dihet pasi ish – çifti thonë fjalë të ndryshme nga ajo se çfarë thotë tjetri.

    Ndërkaq, Loredana vazhdon t’i mbajë të gjitha fotografitë e përbashkta me Mozzik në Instagram.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!