×
  • Show Time
  • Show Time

    Me një portret të ëmbël familjar, Granit Xhaka i thotë disa fjalë për bashkëshorten e tij

    Reporteri
    13 Dhjetor 2019 | 20:51

    Futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka, duket se po e shijon në maksimum ndjenjën e atësisë.


    Muaj më parë kur në jetë erdhi vajza e tij e parë, Aymana, duket se jeta e futbollistit tërësisht ndryshoi.

    Graniti publikoi të premten në rrjetin social Instagram një fotografi familjare, ku shfaqej pranë dy personave më të rëndësishëm të jetës së tij.

    Teksa i jepte një përqafim të ngrohtë në ballë bashkëshortes së tij, Xhaka në duar mbante vajzën e tij.

    Në mbishkrimin e këtij imazhi, ai nuk i kurseu fjalët më të ëmbla për bashkëshorten.

    “Familja mbi gjithçka. Faleminderit që je nëna më e mirë që Ayana mund të kërkojë ndonjëherë”, kanë qenë fjalët e Granitit dedikuar Leonitës.

    Ndërkohë pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk munguan, duke i përgëzuar familjen për harmoninë mes tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!