×
  • Show Time
  • Show Time

    Mila Kuins mahnitet me këngëtaren shqiptare

    Reporteri
    12 Prill 2019 | 17:31

    Ava Max është edhe një artiste tjetër shqiptare që ka nisur të shkëlqej në arenën ndërkombëtare muzikore.


    Ajo po vazhdon të ngjitet në top listat botërore me këngën që po shndërrohet në hit botëtor, “Sweet But Psycho”.

    Këngëtarja gjatë mbrëmjes së kaluar ishte mysafire e një ndër shout më të shikuar amerikan, “The Ellen Show” të moderatores, Ellen DeGeneres.

    Prezantimin e bukuroshes sonë e bëri aktorja hollivudiane, Mila Kuins, e cila ka mbetur e mahnitur me paraqitjen e shqiptares.

    Në fund të performancës, artistja i dhuroi një përqafim të ngrohtë dhe i ftoi të gjithë ta ndjekin për së afërmi biondinën.

    Theksojmë kënga deri më tani është shikuar mbi 257 milionë herë në platformën YouTube.

    Ndryshe, artistja që në realitet quhet Amanda Koçi, ka lindur në Amerikë nga dy prindër shqiptarë me origjinë nga Saranda.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!