×
  • Show Time
  • Show Time

    Mozzik si Qeveria, lut hajnat që ia vodhën televizorin të vijnë ta marrin edhe digitronin

    Reporteri
    27 Tetor 2020 | 17:42

    Vendi i punës i reperit të njohur nga Ferizaj, Gramos Aliu, i njohur ndryshe me emrin artistik, Mozzik, ditën e martë u bë cak i hajnave.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Mozzik ka thënë se hajnat i kanë marrë një televizor, por ai i lutë që të kthehen në mënyrë që t’ua japë edhe digitronin, shkruan Reporteri.net.

    Ai thotë se nuk ka arritur këtu ku është duke ia thyer dikujt vendin e punës, as duke sharë apo vjedhur dikë, por vetëm me punë.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    O grahni punes punoni o njerze te lige , se un s’kom arrite duke ia thy dikujt vendin e punes , as tu e sha dikon , e as tu e vjedh dikon .
    Pikerisht sot qenka thyer studio ( shtepia ime e dyte)
    E kish marr nje Televizor , aman let kthehet t’ja jap edhe digitronin ????
    #Mozzik #njereztelige

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!