×
  • Show Time
  • Show Time

    ‘Nga vajzat më shumë kam pëlqyer Bora Zemanin!’, ish-konkurrenti habit me deklaratën e fundit

    Reporteri
    27 Maj 2021 | 9:57

    Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Blerimi ishte së fundmi i ftuar në “Shqipëria Live”. Gjatë intervistës ai bëri një deklaratë të papritur.


    Blerimi tha se do kishte dashur që moderatorja Bora Zemani të ishte pjesë e konkurrenteve.

    Ai e cilësoi Borën si një vajzë të bukur, shumë të mirë me të cilën të gjithë do donin të dilnin.

    “Më vjen keq që Bora nuk ishte konkurente, është shumë e bukur dhe shumë e mirë. Kush nuk do të donte të dilte me të”, u shpreh Blerimi.

    Teksa gazetarja Erjona Rusi e pyeti “Pra ti po thua që Bora është vajza që të ka pëlqyer më shumë në Përputhen?”, Blerimi e konfirmoi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!