×
  • Show Time
  • Show Time

    ‘Peaky Blinders’ mund të vazhdojë pa aktorin kryesor, Cilian Murphy, sipas krijuesit të serialit

    Reporteri
    07 Maj 2021 | 3:17

    Xhirimet për sezonin e gjashtë të Peaky Blinders kanë filluar dhe po zhvillohen së fundmi në Bolton. Steven Knight, krijuesi i serialit njoftoi në janar se ky do të jetë sezoni i fundit, por tha gjithashtu se “historia mund të vazhdojë në një formë tjetër”.


    Në një deklaratë për Birmingham Live, Knight la të kuptohej se “kapitulli tjetër” në sagën e Peaky Blinders mund të luhet edhe pa përfshirjen e Tommy Shelby.

    Aktori irlandez, Cilian Murphy, ka rolin protagonist në serialin dramë-krimë që filloi në 2013-ën.

    “Në formën që është seriali aktualisht, është absolutisht e pamundur që të funksionojë pa Cillian,” u shpreh Knight.
    Por më pas shtoi:

    “Nëse ndodh një zhvillim dhe ngjarjet përparojnë, kush e di? Mund të ketë “botë” që janë pjesë e Peaky Blinders, por që kanë të bëjnë me dikë tjetër.”
    Knight përsëri theksoi se “pas përfundimit të serialit, historia do të vazhdojë në një formë tjetër”.

    “Historia e Small Heath dhe familjes Shelby do të vazhdojë me tej. Do vazhdojë derisa…”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!