×
  • Show Time
  • Show Time

    Princ Williami përmes një rrëfimi kujton humbjen e princeshës Diana

    Reporteri
    25 Maj 2020 | 20:16

    Princi William ka zbuluar se duke u bërë baba solli përsëri emocione të dhimbshme që ndjeu pas vdekjes së nënës së tij kur ishte 15 vjeç.


    Duka i Cambirdge, i cili ka tre fëmijë me gruan e tij Katerina, tha se ndjenjat nga një ngjarje “traumatike” mund të rishfaqen kur bëhen prindër, shkruan BBC, transmeton lajmi.net

    Ai foli në një dokumentar të BBC-së mbi shëndetin e tij mendor dhe thotë se herë pas here i shihte gjërat si “dërrmuese”.

    Nëna e tij, Diana, Princesha e Uellsit, vdiq në një aksident automobilistik në Paris në 1997.

    Princi William, babai i Princit George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis, thanë që ai dhe Katerina mbështesin njëri-tjetrin gjatë atyre kohërave të vështira.

    “Unë dhe Catherine e mbështesim njëri-tjetrin dhe përfshihemi bashkë në të tilla momente. Ne evoluojmë dhe mësojmë të dy, por mendoj që gjërat me emocionet më të mëdha vijnë atëherë kur nuk e pret ose kur mendon se e ke hedhur pas krahëve një ngjarje”.

    Duka i Cambridge thotë se të kesh fëmijë është momenti më i madh që të ndryshon jetën.

    “Të kesh fëmijë është momenti më i madh që të ndryshon jetën! Mendoj që kur ke kaluar diçka traumatike në jetë si për shembull; babai yt nuk është aty pranë, nëna ka vdekur kur ti ke qenë i ri, gjithë emocionet të kthehen me fuqinë e erës, sepse është një fazë e vështirë e jetës ku askush s’të ndihmon dot për t’ia dalë. Pastaj kur ata erdhën gjërat ndryshuan. Eshtë pa dyshim një nga momentet më të bukura dhe më të frikshme në jetën time”, përfundoi ai.

    Edhe pse Williami nuk flet shpesh për Lady Dianën, ai është shprehur se dhimbja që i ka shkaktuar humbja e saj ishte “dhimbje si asnjë tjetër”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!