×
  • Show Time
  • Show Time

    Ramë Lahaj bëhet vegan

    Reporteri
    16 Janar 2021 | 19:55

    Tenori i njohur shqiptar me renome ndërkombëtare, Ramë Lahaj, është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.


    Ai shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme apo aktivitetet muzikore.

    Së fundmi, tenori u ka treguar fansave për një qëllim të ri që ia ka vënë vetes.

    Lahaj ka vendosur që të bëhet vegan, duke ndalur kështu konsumin e mishit dhe produkteve nga kashët në ushqimin e tij të përditshëm.

    Në fotografinë e fundit të publikuar në InstaStory, Rama ka shfaqur disa prej librave të rinj që ka blerë, e që janë kryesisht libra që të mësojnë jetën vegane.

    “Zyrtarisht vegan”, ka shkruar Ramë Lahaj në mbishkrimin e kësaj fotografie.

    Përndryshe, “Për ty atdhe” mbetet kënga e fundit që ai solli për fansat, më 28 nëntor të vitit që shkoi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!